Kujtim Zebica, opinionist, duke analizuar zgjedhjen e Albin Kurtit për të shkuar në zgjedhje si rezultat i pamundësisë për të krijuar një koalicion që do t’i kishte numrat për formimin e qeverisë “Kurti 3”, ka thënë se numrat janë pjesë e një procesi zgjedhor që i ka lënë të gjithë të pakënaqur.
Ai tutje është shprehur se nuk ishte në dorën e Kurtit që të vendoste nëse do të shkohej apo jo në zgjedhje.
“Nuk është kanë në dorën e Vetëvendosjes për me shku në zgjedhje apo jo. Nuk tha ‘kemi vendos’, sepse s’ka mujt me vendos,” ka thënë ai.
Zebica ka kritikuar ish-partitë opozitare, duke i quajtur të varura nga Lista Serbe në të kaluarën për të themeluar qeverinë.