Zebica parashikon fituesit e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Analisti politik Kujtim Zebica ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke u ndalur në disa nga komunat kryesore të Kosovës.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të ruajë udhëheqjen në Pejë dhe Istog, ndërsa në shumicën e komunave parashikohet dominim i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Në listën e Zebicës, LVV shihet favorite në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Kamenicë, Shtime, Kaçanik dhe Prizren, ndërsa në Mitrovicë fitues parashikohet subjekti Guxo në koalicion me LVV.

“Pejë – LDK, Prishtinë – LVV, Podujevë – LVV, Gjilan – LVV, Kamenica – LVV, Shtime – LVV, Mitrovicë – Guxo-LVV,  Kaçanik – LVV, Istog – LDK, Skenderaj – PDK, Drenas – Ramiz Lladrovci, Deçan – AAK, Gjakovë – AAK, Prizren – LVV…”, ka thënë Zebica në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika