Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur sipas planifikimit të paraparë.
Në konferencën e parë për media, Elezi ka bërë të ditur se i gjithë materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha vendvotimet në vend.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Sipas tij, KQZ-ja do të fillojë publikimin e rezultateve preliminare në mbrëmje, para orës 20:00.