Zelensky shpreson që marrëveshja për Lindjen e Mesme të çojë në paqe me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në prag të bisedimeve me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, u shpreh se momentumi në procesin e paqes në Lindjen e Mesme do të ndihmonte në përfundimin e luftës më shumë se 3-vjeçare të vendit të tij me Rusinë.

“Ne kemi planifikuar një takim me Presidentin Trump nesër dhe po mbështetemi në impulsin për të frenuar terrorin dhe luftën që funksionoi në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, shkroi Zelensky në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Zelensky nuk iu referua drejtpërdrejt marrëveshjes së Trump, në një bisedë telefonike të enjten, për të zhvilluar bisedime të reja me Presidentin rus Vladimir Putin.

Zelenskiy tha se po takohej me përfaqësues të kompanive të mbrojtjes, “prodhues të armëve të fuqishme që mund të forcojnë padyshim mbrojtjen tonë”, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika