Zelensky: Ukrainë dhe aleatët po përgatisin plan armëpushimi brenda 10 ditësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Ukraina dhe aleatët e saj janë pajtuar të punojnë së bashku gjatë dhjetë ditëve të ardhshme për të hartuar një plan armëpushimi me Rusinë.

Sipas tij, qëllimi është të rritet presioni mbi Moskën, ndërsa Kievi po kërkon nga Shtetet e Bashkuara jo vetëm raketat Tomahawk, por edhe sisteme të tjera armësh të ngjashme që nuk kërkojnë trajnim të gjatë për përdorim. “Ne vendosëm të punojmë për një plan armëpushimi gjatë javës ose dhjetë ditëve të ardhshme”, deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se sanksionet ndaj Rusisë do të kenë ndikim të ndjeshëm, por shtoi se vendit të tij i nevojiten urgjentisht raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar presidentin rus Vladimir Putin të pranojë negociatat për paqe.

Zelensky i përshkroi dy javët e fundit si “të stuhishme”, duke iu referuar takimit të tij të parë me Donald Trump-in më 17 tetor, i cili fillimisht refuzoi të miratonte dërgimin e raketave Tomahawk, por më pas anuloi samitin me Putinin dhe shpalli sanksionet e para ndaj Rusisë.

“Presidenti Trump është i shqetësuar për përshkallëzimin, por nëse nuk ka negociata, përshkallëzimi do të vijë gjithsesi. Nëse Putini nuk ndalet, diçka duhet ta ndalojë atë. Sanksionet janë një armë e tillë, por ne kemi nevojë edhe për raketa me rreze të gjatë veprimi,” tha Zelensky.

Ai shtoi se takimi në Shtëpinë e Bardhë u fokusua në kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe në kërkesën e Ukrainës për armë strategjike. Zelensky e cilësoi takimin si “konstruktiv, megjithëse të vështirë”, duke theksuar se bisedimet me Trump-in kishin për qëllim “të ushtronin presion mbi Rusinë, pa mbyllur dritaren për diplomaci.”

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika