Zemaj pas riemërimit të Vitisë: Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon, dështimi e degradimi vazhdon

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për rikthimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë ka thënë se "Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon"

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë intervistës në emisionin FIVE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me rikthimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Përmes një postimi, Zemaj ka kritikuar rikthimin e Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, duke thënë se “Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon”.

“Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”, ka shkruar tutje Zemaj.

Këtë të hëne, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vendim që Arben Vitia të jetë përsëri ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e kishte lënë këtë post për të garuar për të parin e kryeqytetit, ishte duke punuar në një ordinancë private.

Vitia i kishte humbur zgjedhjet për të parin e kryeqytetit në balotazh kundër kryetarit aktual, Përparim Rama.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitin, ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën zyrtare nga Zyra e Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika