Zemaj: SHBA nuk duron cenimin e demokracisë

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se SHBA-ja nuk e duron cenimin e demokracisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e durojnë cenimin e demokracisë ose frymën antidemokratike që tenton dikush ta shndërrojë dhe ta përdorë si instrument të pushtetit. Albin Kurti dhe klika e tij, raportin me Listën Serbe dhe komunitetin serb, janë duke e përdorur për populizëm, për mbajtjen e vetes në pushtet, jo për interes të Kosovës, as në interes të shtrirjes së sovranitetit dhe të kushtetutshmërisë edhe në veri, edhe kudo ku ka nevojë dhe ku ka kufij të Republikës”, ka thënë Zemaj.

Më tej ai ka shtuar se SHBA-të tolerimin fillimisht e nisin në aspektin demokratik.

“Së fundmi i kemi parë komunikimet ku janë të tmerrshme, sepse kanë filluar edhe ndjekjet ndaj njerëzve, mediave, individëve, shoqërisë civile – kujtdo që mendon ndryshe ose i kundërshton këta në luksin qeveritar dhe në botën, në iluzionin e tyre që e kanë krijuar si oligarkë ose si padronë të këtij shteti. Nuk janë padronë”, është shprehur ai.

“Unë mendoj se populli i Kosovës nuk ka për t’i lejuar këta të shndërrohen në padronë. Të ruhen edhe me nga 50 policë e xhipa të zinj, e të shijojnë edhe luksin e sektorit privat, por nuk kanë me mujt me i qëndru mashtrimit dhe asaj fotografie që këta janë të mirë dhe që populli i do”, ka theksuar Zemaj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika