Zeneli pranë largimit nga Reims, dy klube amerikane vihen pas tij

Arber Zeneli, futbollist

Anësori kosovar, Arbër Zeneli mund të largohet gjatë kësaj vere nga Reims. Ai thuhet se mund të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zeneli nuk kishte kaluar aspak momente të mira këtë sezon në Superligën franceze, duke mos qenë një nga të preferuarit e trajnerit, William Still.

Siç raporton gazetari Luca Bendoni dy klube amerikane janë të interesuara për të siguruar shërbimet e futbollistit ‘dardan’.

“Dy klube nga MLS janë duke e monitoruar anësorin e Reimsit, Arbër Zeneli. Bisedimet kanë nisur dhe do të vazhdojnë. Zeneli ka zhvilluar 76 ndeshje në Ligue 1, duke shënuar tetë gola dhe dhuruar 12 asistime. MLS ndoshta do të jetë destinacioni i tij i radhës,” ka shkruar ai në Twitter.

Arbër Zeneli ka kontratë me Reims deri në qershor të vitit 2025. Sipas ‘Transfermarkt’ kartoni i tij vlerësohet katër milionë euro.

Në elitën e futbollit francez këtë stinor është paraqitur në 23 ndeshje, ku nuk ka shënuar asnjë gol por ka dhënë vetëm tre asistime.  Ai është pjesë e Reims që nga viti 2019.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika