Zeqiri: Nuk mendoj për zgjedhje të reja në veri

Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut, ka thënë se nuk mendon për zgjedhje në veri sepse sipas tij, nuk ka premisë që mund të jetë një "situatë më e mirë"

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një lidhje direkte

Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut, për mundësinë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, u shpreh se nuk e di se çfarë do të prodhonin ato zgjedhje.

“Njëherë nuk mendoj për kurrfarë zgjedhje sepse nuk ka ndonjë premisë që mund të jetë një situatë më e mirë”, ka thënë ai në “FIVE“.

Zeqiri ka thënë tutje se gjendja këtë komunë është e qetë dhe numri i protestuesve është i vogël.

“Nuk ka pasur incidente ditëve të fundit, duket një situate e qetë dhe uroj që në vazhdimësi e  tutje situata të jetë edhe më e qetë”, ka shtuar Zeqiri.

Zeqiri ka shtuar tutje se kanë kompletuar kabinetin dhe kanë arritur t’I procesojmë edhe pagat të Kuvendit Komunal që nuk i kanë marrë qe 5-6 muaj, derisa ka theksuar se është e vështirë mungesa e zyreve për tëgjithë stafin

Kryetari i Zubin Potokut ka theksuar se mendojnë të shkojnë në objektin komunal por kur situata është më e qetë dhe ky proces nuk do të përbënte problem.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika