Zëvendës Shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane viziton FSK-në

Këtëtë premte Zëvendës Shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane, Gjenerallejtënant Marc H. Sasseville ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), temë diskutimi në këtë takim ishte edhe ushtrimi “Defender Europe 2023”

Pamje nga takimi

Zëvendës Shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane, Gjenerallejtënant Marc H. Sasseville ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) këtë të premte.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim zyrtar Zëvendës Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane, Gjenerallejtënant Marc H. Sasseville”, njofton FSK.

Në këtë takim gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin Sasseville me të arriturat e FSK-së, planin e zhvillimit dhe tranzicionit, meqë rast e ka njoftuar që fokusi i tij si komandant në kuadër të këtij plani janë zhvillimi i regjimenteve të këmbësorisë dhe operacioneve speciale, ku si model është marrë doktrina amerikane.

“Temë tjetër diskutimi në mes të dy gjeneralëve ka qenë edhe ushtrimi “Defender Europe 2023”, ku pas SHBA, në këtë ushtrim, FSK është kontribuuesi i dytë më i madh në Ballkanin Perëndimor, me mbi 1300 trupa”, njofton tutje FSK.

Në fund të takimit, gjenerali amerikan ka potencuar që Byroja e Gardës Kombëtare dhe SHBA do të vazhdojnë të jenë aleatë besnik të FSK-së

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika