Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua raportohet se është zhdukur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasti ka ndodhur më 11 mars teksa askush nuk di asgjë për vendndodhjen e saj, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin policor.