Sulmuesi nga Kosova, Edon Zhegrova, nuk u aktivizua as në ndeshjen e fundit të Juventusit, ku ekipi i tij triumfoi 3:1 ndaj Udineses në xhiron e nëntë të Serie A të mërkurën mbrëma.
Dushan Vllahoviç hapi rezultatin në minutën e 5-të me penallti, ndërsa Nicolo Zaniolo barazoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Për fitoren e Juventusit kontribuan edhe dy golat e tjerë të Federico Gatti realizoi për 2:1 në minutën e 67-të, ndërsa Kenan Yildiz shënoi nga penalltia në minutën e 96-të.
Zhegrova, i kthyer nga lëndimi, ende nuk ka arritur të fitojë një vend në formacionin e titullarit.
26-vjeçari iu bashkua Juventusit gjatë verës nga Lille dhe deri tani ka luajtur vetëm 33 minuta në Serie A dhe 3 minuta në Ligën e Kampionëve.