Zidane e konfirmon rikthimin: Do të ndodhë shumë shpejt

Zinedine Zidane ka “hedhur bombën” për rikthimin e tij të shumëpritur në stolin e trajnerit, përmes një interviste të re.

Legjenda e Francës është jashtë fushës së menaxhimit që nga maji i vitit 2021, kur u largua për herë të dytë nga Real Madridi.

Gjatë kësaj kohe, ai është lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane – përfshirë Manchester United, Chelsean, Marseille dhe Fenerbahçen – por deri më tani ka refuzuar çdo ofertë për t’u rikthyer në drejtim.

Në vitin 2022, Zidane kishte pranuar se nuk kishte plane afatshkurtra për të menaxhuar në Angli, pasi nuk flet rrjedhshëm anglisht.

Prej kohësh, emri i tij përmendet si pasardhës i mundshëm i Didier Deschamps në pankinën e Kombëtares së Francës. Deschamps, i cili e mban këtë post që nga viti 2014, ka njoftuar se do të tërhiqet pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2026.

Gazeta spanjolle Marca kishte raportuar vitin e kaluar se Zidane do ta konsideronte rikthimin në stolin e trajnerit vetëm nëse do t’i ofrohej drejtimi i Francës ose një tjetër periudhë te Real Madridi.

Megjithatë, në muajt e fundit kishte pasur spekulime se ai mund të vendoste të mos rikthehej më fare në këtë rol.

Por tani, ndërsa përgatitet të zbresë sërish në fushë si lojtar në një ndeshje bamirësie, Zidane e ka konfirmuar njëherë e mirë se do të rikthehet si trajner.

Ai u tha gazetarëve “Do të ndodhë së shpejti. Shumë shpejt.”

Edhe pse nuk zbuloi se cilën skuadër do të drejtojë, Zidane gjatë Festivalit Sportiv të Trentos muajin e kaluar, ka shprehur hapur dëshirën e tij që një ditë të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika