ZKA zbardh shkeljet financiare në komuna e zbatim të dobët të rekomandimeve

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024 zbulojnë shkelje të rënda në disa komuna të Kosovës. Në Podujevë, janë evidentuar raste të pranimit të mallrave pa kontrata zyrtare në vlerë prej mbi 370 mijë eurosh. Ndërkaq, në Komunën e Fushë Kosovës janë evidentuar projekte kapitale pa pasur fonde të siguruara e në Kaçanik janë zhvilluar tenderë pa projekte konkrete. Përkundër rekomandimeve të përvjetshme të ZKA-së, shumica e komunave kanë dështuar të zbatojnë pjesën më të madhe të tyre

Në një vend ku premtimet elektorale janë të shumta e rezultatet shpesh të pazbatuara në terren, raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit pwr komuna janë një pasqyrë realiteti.

Raportet e kësaj të fundit zbulojnë se disa komuna kanë bërë gabime të njëpasnjëshme në menaxhimin e parasë publike.  

Parregullsi dhe keqmenaxhim financiar u evidentua në raportin për Podujevën.

Në fokus mbetet pranimi i mallrave pa kontrata zyrtare, veprim që sipas Auditorit rrit rrezikun për borxhe ndaj operatorëve ekonomikë.

Në 10 raste kemi vërejt mangësitë si në vijim, si në gjashtë (6) prej tyre zotimi i mjeteve dhe urdhër-blerja janë bërë pas datës së faturës dhe pranimit të mallit, kurse në katër (4) raste tjera urdhër blerja është proceduar pas datës së faturës dhe pranimit të mallit. Shuma totale e këtyre rasteve është 370,399€.

Shkelje ka bërë edhe komuna e Fushë Kosovës e cila kontraktoi 6 projekte kapitale në mungesë të fondeve financiare.

Mungesa e këtyre të fundit, bëri që komuna të paguajë projektet nga fondet e një projekti tjetër pa miratim nga Kuvendi Komunal. Të tilla numërohen katër raste.

Pagesa Komuna e Fushë Kosovës kreu edhe për projekte të papërfunduara që në total, arrijnë vlera milionëshe.

• Kontrata “Ndërtimi i palestrës sportive në Sllatinë të Vogël”, në vlerë 2,188,259€, siguria e ekzekutimit është bërë në vlerën 165,970€, e jo në vlerë 218,826€.

• Kontrata “Ndërtimi i shkollës fillore në rrugën Amir Elmazi”, vlerë 587,119€, sigurimi i ekzekutimit kishte përfunduar në shtator 2024, dhe nuk ishte vazhduar, edhe pse projekti ende nuk kishte përfunduar, pasi kishte vonesa në realizim; (LEXOHET VETEM PJESA E VERDHE NDERSA NE EKRAN SHFAQEN EDHE SHIFRAT E PROJEKTEVE TE TJERA)

E në Kaçanik, janë evidentuar dy raste të zhvillimit të tenderëve në mungesë të projekteve ekzistuese, njëra lidhur me asfaltimin e disa rrugëve dhe tjetra, për ndërtimin e depos dhe garazhës së QKMF-së.

Nga ana tjetër, komuna kishte kryer pagesa në kundërshtim me ligjin për buxhetin duke paguar projekte të vitit 2022 me buxhetin e vitit 2024, duke shpenzuar tërësisht paratë e destinuara për disa projekte në shëndetësi.

Në çdo raport, ZKA jep edhe rekomandimet e saj e se sa merren seriozisht, tregojnë monitoruesit e komunave.

“Në aspektin e përgjithshëm, komunat s’është se e marrin fort seriozisht raportin e auditorit megjithatë, një numër i madh i tyre e rrisin performancën si shkak i disa faktorëve të tjerë qoftë financiarë apo administrativ, kryesisht ato që kanë për qëllim të përfitojnë nga grantet e perfomancës. Nëse merren seriozisht rekomandimet e ZKA, është ndihmesë e madhe për të rritur efikasitetin dhe mënyren e menaxhimit e mbi të gjitha të selektojnë e identifikojmë të gjitha problemet që ballafaqohen. Përfituesi direkt është qytetari, sa më e mirë perfomanca aq më të mira shërbimet dhe mirëqenia”, ka deklaruar Sadri Rrmoku, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.

Nga 10 rekomandime në total nga viti paraprak, Komuna e Fushë Kosovës nuk ka zbatuar gjashtë prej tyre. E njëjta vlen edhe për Komunën e Vitisë.

Komuna e Kaçanikut nga 14 rekomandime të vitit paraprak, s’ka bërë lëvizje në tentim-realizimin e gjashtë prej tyre. Ndërsa ajo e Mitrovicës së Jugut, ka nisur zbatimet e 4 rekomandimeve, nga nëntë në tërësi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika