Zyra e BE-së në Kosovë kërkon përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues në gjykimin ndaj ish-zyrtares së tyre

Me këtë rast, gjykatësi Vesel Ismaili, i cili është kryetar i trupit gjykues, ka thënë se është njoftuar nga kryetarja e Gjykatës, Albina Shabani-Rama, se Zyra e BE-së ka kërkuar përjashtimin e tij nga gjykimi i këtij rasti

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-zyrtares së BE-së, Albina Nura, e cila akuzohet për korrupsion. Kjo, pasi Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues.

Me këtë rast, gjykatësi Vesel Ismaili, i cili është kryetar i trupit gjykues, ka thënë se është njoftuar nga kryetarja e Gjykatës, Albina Shabani-Rama, se Zyra e BE-së ka kërkuar përjashtimin e tij nga gjykimi i këtij rasti.

“Andaj neve na duhet me pritë derisa ta shqyrton kryetarja dhe të vendosë lidhur me këtë kërkesë”, tha gjykatësi Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi ka thënë se në çdo seancë pasi ka paraqitur përbërjen e trupit gjykues e ka pyetur avokatin nëse ka vërejtje apo kërkon përjashtimin e tij apo të trupit gjykues.

Edhe përfaqësuesit e palës së dëmtuar të BE-së, avokati Leotrim Syla, ka deklaruar se tek sot është njoftuar me kërkesën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Jashtë procesit edhe unë sot në mëngjes jam njoftu”, tha avokati Syla.

Aktakuza ndaj Nurës ishte ngritur më 18 maj 2021, në të cilën thuhet se ajo i kishte shkaktuar dëm buxhetit të BE-së 500 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale të “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “konflikt i interesit”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika