Zyrtarët policorë të Prishtinës realizojnë 242 urdhëresa të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 242 urdhëresa të gjykatës

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 242 urdhëresa të gjykatës.

Gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 242 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 56 urdhëresa për vepra penale dhe 186 për kundërvajtje, seanca, verifikime e të tjera.

Poilcia e Kosovës ka njoftuar se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika