1 vit nën sanksione nga BE-ja, Krasniqi: Kjo qeveri është e dështuar

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e ka akuzuar Qeverinë aktuale se po i shkakton dëme të mëdha vendit, teksa thekson moslargimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian

Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, teksa e cilëson situatën në të cilën gjendet Kosova, thotë se Qeveria në krye me Albin Kurtin është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi e ka akuzuar Qeverinë aktuale se po i shkakton dëme të mëdha vendit, teksa thekson moslargimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

“365 ditë nën sanksione nga BE-ja. Sot bëhet 1 vit nga vendosja e masave ndëshkuese nga BE-ja për Republikën e Kosovës. Askush nuk ka mundur ta paramendojë qe aleatët tanë 25 vite pas intervenimit për çlirimin e Kosovës do të vendosnin sanksione për ne. Kjo qeveri është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje sepse vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë. Kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin. Në këtë kohë, ne do të duhej të festonim anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, avancimin për ulëse në NATO dhe BE, ndërsa ne fatkeqësisht, po festojmë 1-vjetorin e sanksioneve nga BE-ja, shtëpia ku kemi ëndërruar gjithmonë të jemi pjesë e saj”, shkroi ajo.

Ajo tha se ky ekzekutiv do të kujtohet për dëme të pariparueshme që ia ka shkaktuar vendit.

“Jeni qeveri e turpit dhe do të mbaheni në mend për dëmet e pariparueshme që ia keni shkaktuar vendit”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika