10 vjet burgim për grabitje të armatosur në pompë derivatesh – I burgosuri rrëfehet i penduar nga Dubrava

Një 31-vjeçar nga Kosova, aktualisht duke vuajtur dënimin prej 10 vjet e 6 muaj burgim në Burgun e Dubravës, rrëfen për herë të parë publikisht si përfundoi në burg pas një grabitjeje të armatosur që ndodhi në vitin 2023.

Në një intervistë për emisionin “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, ai tregon se ishte hera e tij e parë në konflikt me ligjin, duke e cilësuar aktin si një vendim të nxitur nga rrethi dhe dëshira për të bërë para shpejt.

I riu pranon se ishte i punësuar si auto-mekanik dhe në mobileri, por pagat e ulëta dhe ndikimi i shoqërisë problematike e shtynë drejt një rruge të gabuar.

“Punojsha, por s’na dilshin paret. Rroga 200 euro… ata shokët po thojshin: ‘po bojmë pare, po bojmë pare’, edhe ja nisa me ta. Gabova”.

Ai rrëfen se grabitja ndodhi në një pompë karburanti në qytetin e tyre. Së bashku me dy persona të tjerë, të armatosur me AK-47 dhe revole TT, dhe me fytyra të maskuara, ata morën nga arka 3 deri në 4 mijë euro.

Sipas tij, kishin qëlluar disa herë me armë, por nuk kishin lënduar askënd. Të tre u arrestuan një javë më vonë, falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

“I kemi pranu fajet menjëherë, se na kishin pamjet, na kishin pa kur i kemi heq maskat”.

Të dënuarit u ndëshkuan me burgime të ndryshme: 10 vjet e gjysmë për të parin, 7 e gjysmë për të dytin dhe 5 për të tretin. I burgosuri, që tani është bërë edhe baba, shpreh pendesë të thellë dhe shqetësim për familjen që ka lënë pas.

“Ma keq e ka përjetu familja se unë. Sot, më vjen keq prej vetes, por edhe më shumë prej tyre. Nuk ishin në dijeni fare për rrugën që kisha nisë”.

Ai thotë se koha në burg i ka hapur sytë dhe se ka marrë pjesë në programe rehabilitimi, ka punuar dhe është përpjekur të ndërtojë veten. Porosia e tij për të rinjtë është e qartë:

“Mos hyni në këtë rrugë. Shkollimi, familja dhe puna janë rruga e drejtë. Pare të shpejta nuk ka – ka veç burg, ose diçka më keq”.

Ky rrëfim është një paralajmërim i fortë për të gjithë ata që mendojnë se krimi është rrugëdalje nga varfëria apo mungesa e perspektivës. Ligji nuk kursen, dhe pasojat janë të rënda – jo vetëm për ata që përfundojnë në pranga, por edhe për familjet e tyre.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika