100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?

Qeveria në detyrë ka vendosur të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, të cilat do të dalin në llogari të këtyre kategorive vetëm një ditë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Vendimi është kritikuar pasi më herët vetë zyrtarë të VV-së, përfshirë Albin Kurtin, i kanë quajtur ndihmat të tilla para zgjedhjeve si blerje vote, ndërsa analistë vlerësojnë se kjo është përdorim i financave publike për ndikim elektoral

100 euro të gjithë fëmijëve e pensionistëve në vend.

Këtë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur si ndihmë  për fundvit e për dimër, ndonëse në të kaluarën ndihmat e tilla në prag të zgjedhjeve nga vetë akterë të VV-së janë quajtur blerje e votës.

“Me premtime elektorale janë përpjekur të rrisin pagat mirëpo, ekonomia nuk funksionon asisoj. Mund të funksionoj dëshira për pushtet por ekonomia nuk funksionon me rritje pagash me fushata elektorale siç është bërë në të kaluarën”- Albin Kurti – 2021 

E sot, nga pozita e kryeministrit, Kurti po thotë se këto shtesa nuk kanë të bëjnë asgjë me zgjedhje.

A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar? A kanë qenë edhe para vitit të kaluar? Çdo herë para vitit të ri, kur kemi dimër e kemi festa ne i gëzojmë më të moshuarit edhe fëmijët. Nuk ka asgjë të re në këtë aspekt”- Albin Kurti – Kryeministër në detyrë

Ndërsa, analistët po e kritikojnë shfrytëzimin e buxhetit të shtetit në periudhë fushate.

“Në mungesë të programit zhvillimor qysh i mungon kësaj qeverie dhe sidomos ndarja e mjeteve dy-tri ditë para zgjedhjeve kjo tregon qartë që është mungu të influencohet ndërmjet financave publike në favor të një partie politike”, ka thënë Adrian Zeqiri – Analist.

Kujtojmë që nga 100 euro Kurti ua kishte ndarë edhe studentëve tri ditë para zgjedhjeve lokale.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika