108 – vjetori i vrasjes së Isa Boletinit, flet stërnipi i heroit kombëtar

Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar Isa Boletini, për RTV Dukagjini ka rrëfyer më shumë lidhur me jetën dhe veprën e heroit kombëtar

Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar Isa Boletini

Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar, Isa Boletini, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për 108 – vjetorin e vrasjes së tij, ka thënë se fati i madh është se jeta dhe vepra e heroit është përcjellë nga nipi i tij, Tafil Boletini.

“Fati i madh është se jeta dhe vepra e Isa Boletinit është përcjellur nga nipi i tij, Tafil Boletini…Momenti i vrasjes së Isa Boletinit është përcjellur dhe shkruar nga dokumentet dhe kujtimet e Tafilit, i cili edhe më vonë edhe Institutet e Historisë e kanë profesionalizuar ngjarjen e madhe të vrasjes së tij”, ka thënë stërnipi i heroit Isa Boletini.

“Sa i përket vrasjes së tij dihet shumë miremë që ai është lindur më 17 janar, në tekste mësimore thuhet se ka lindur më 15 janar, por familja e dimë që ka lindur më 17 janar. Në janar ka lindur dhe në janar është vrarë. Dihen rrethanat politike dhe situate politike e Shqipërisë…”, ka thënë Boletini.

Stërnipi i tij ka treguar se heroi Isa Boletini fillimisht ishte tradhtuar në Shkodër nga ambasada franceze e asaj kohe.

“E cila kishte pasur një marrëdhënie të mirë, raporte të shkëlqyeshme me Janko Nikotiqin, njëherit ishte edhe kunati i Kranikolës që ishte ministër i Brendshëm i Malit të Zi asaj kohe. Marrëveshja me tradhti e bindi ‘renopartin’ e Tivarit dhe në momentin kur zbriti në Tivar, Isa me dy djem, nipërit, miqtë nga Radisheva, kushëririn nga Isniqi dhe dhëndri, policia malazeze e shoqërojnë sa më thellë territorit malazez, i vendosin në një shtëpi shqiptare për t’i kontrolluar sa më mirë Isa Boletinin…”, ka rrëfyer ai.

Stërnipi i heroit kombëtar është shprehur i lumtur, sepse Isa Boletini ishte përkujtuar sot në të gjitha gazetat shqiptare. “Ne i kemi të gjitha të dokumentuara për vrasjen e tij”, është shprehur ai.

Këtë të martë, janë bërë 108 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit.

Heroi kombëtar, Isa Boletini, është lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës. Ai u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika