11 shqiptarë të bllokuar në Izrael, flet ambasadorja shqiptare në Tel Aviv

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.

Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.

“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në shtetin izraelit./tvklan

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika