11 të arrestuar për sulmin në Moskë, arrin në 133 numri i të vrarëve

FOTO: VASILY PRUDNIKOV/EPA-EFE

Së paku 133 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë.

Autoritetet shëndetësore thanë se qindra të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes.

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, tha të shtunën se 11 persona janë ndaluar lidhur me sulmin në Moskë, përfshirë katër sulmues të armatosur.

Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”.

Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj “mbledhjeve të mëdha” në Moskë në fillim të këtij muaji. Rusia nuk ka komentuar

Ukraina – aktualisht në luftë me Rusinë – ka mohuar çdo përfshirje.

Kremlini thotë se Putini është informuar për atë që ka ndodhur – ai nuk i është drejtuar drejtpërdrejt kombit, por sipas një deputeti u ka uruar të plagosurve një shërim të shpejtë

Siguria është forcuar në të gjithë Rusinë, me ngjarjet e anuluara ndërsa garda kombëtare e vendit kërkon për sulmuesit dhe dërgon hetuesit e saj në vend.

Dhjetëra njerëz të vrarë në sulmin pranë Moskës

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika