Dymbëdhjetë persona janë intervistuar nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, shtatë persona janë intervistuar lidhur me dyshimet për parregullsi në një qendër votimi në Vushtrri, ndërsa pesë të tjerë në një qendër votimi në Skenderaj.
“Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt…
Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia
