12 vjeçarja që u gjet e vdekur në valixhe besohet se ishte përdhunuar

Një hetim zyrtar u hap në fundjavë për “përdhunim i një të miture të kryer me akte torture dhe barbarie” dhe për “fshehje të një kufome”. Viktima 12 vjeçare ishte raportuar e zhdukur nga prindërit e saj pasditen e së premtes. Ndërsa e dyshuara kryesore, shtetase algjeriane u arrestua të shtunën dhe po mbahet në paraburgim

Policia e Francës





Policia franceze ka nisur një hetim për vrasje pasi trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet në një valixhe jashtë shtëpisë së saj në Paris.

Viktima, Lola Daviet, besohet se është përdhunuar dhe torturuar përpara se të vritej, shkruan The Telegraph.

Dy të dyshuar, një grua e pastrehë algjeriane, 24 vjeçe, e njohur vetëm si Dabhbia B dhe një burrë, 43 vjeç, u akuzuan të hënën. Dy persona të tjerë, përfshirë motrën e të dyshuarës, thuhet se janë marrë në pyetje nga hetuesit e rastit.

Lulet e vendosura pranë ndërtesës ku jetonte Lola Daviet.

Prokurorët thanë në një deklaratë për shtyp të hënën se gjatë marrjes në pyetje, gruaja bëri “deklarata të ndryshme, duke kaluar midis pranimit dhe mohimit të fakteve të çështjes”.

Por më në fund ajo tha se e kishte sjellë vajzën – e identifikuar vetëm me emrin e saj të parë, Lola – në banesën e motrës së saj në të njëjtën ndërtesë, ku e detyroi të bënte dush.

Gruaja tha se më pas kishte “kryer dëm të natyrës seksuale dhe akte të tjera të dhunshme kundër (Lolës) që i shkaktuan vdekjen dhe e kishte fshehur trupin e saj në bagazh”, thanë prokurorët.

Të dielën, banorët vendas vendosën lule jashtë ndërtesës së saj të banesës, së bashku me mesazhe ngushëllimi.

Francois Dagnaud, kryebashkiaku i rajonit të 19-të të Parisit ku jetonte Lola, shkoi në shkollën lokale Georges-Brassens dhe tha: “Kjo është një ngjarje e tmerrshme për këtë shkollë, këtë komunitet dhe të gjithë lagjen.

Sipas një burimi, e dyshuara kryesore është shtetase algjeriane e cila mbërriti legalisht në Francë në vitin 2016 me leje qëndrimi studentor.

Më 21 gusht, ajo u arrestua në një aeroport nga policia, e cila konstatoi se nuk kishte leje qëndrimi dhe iu dha një OQTF (detyrim për t’u larguar nga territori francez).

Gjendet trupi i një vajze 12-vjeçare brenda një valixhe në Paris

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika