Gjendet trupi i një vajze 12-vjeçare brenda një valixhe në Paris

Franca ka hapur një hetim për vrasje pasi një vajzë 12-vjeçare u gjet e vdekur në një bagazh në Paris, thanë prokurorët të shtunën.Fëmija ishte raportuar e zhdukur nga prindërit e saj pasditen e së premtes, pasi ajo nuk u kthye nga shkolla në kryeqytetin francez

Paris, Francë





Franca ka hapur hetimin për vrasjen pasi trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet në një valixhe në afërsi të ndërtesës ku po jetonte. Viktima u gjet me disa të prera në fyt brenda një valixhe në lagjen e 19-të të kryeqytetit francez.

Babai i vajzës, i cili është kujdestar i ndërtesës ku u zhduk 12-vjeçarja, kishte filluar të shqetësohej kur vajza e vogël nuk arriti të kthehej në shtëpi pasi doli nga shkolla në orën 15 të së premtes.

Rue d’Hautpoul, 19th arrondissement, Paris

Nëna e vajzës e raportoi zhdukjen e saj në stacionin e policisë lokale në rajonin e 19-të verilindor të kryeqytetit francez më vonë atë ditë.

Detektivët nisën me shpejtësi një hetim pasi u zbuluan shenja të rrëmbimit në bodrumin e shtëpisë së familjes, shkruan SkyNews.

Prindërit e 12-vjeçares u njoftuan për vdekjen e saj të shtunën në orën 2 të mëngjesit.

Pamjet e CCTV më pas treguan një grua jashtë ndërtesës duke mbajtur një valixhe, e cila më vonë u gjet disa rrugë më tutje në Rue d’Hautpoul me kufomën e vajzës brenda.

Katër persona janë aktualisht në paraburgim, por nuk dihet se për çfarë janë arrestuar. Mes tyre është edhe njeriu që lajmëroi policinë pasi zbuloi valixhen.

Prokuroria e Parisit ka hapur hetimin duke e cilësuar rastin si “vrasje e të miturës nën 15 vjeç”.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika