13-vjeçari kapet me armë zjarri në një shkollë në Ferizaj

Një 13-vjeçar është kapur me armë zjarri në një shkollë të Ferizajt të enjten, ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë Rajonale, Kanun Veseli.

Sipas tij, i mituri ishte parë duke mbajtur një pistoletë, çka ka bërë që autoritetet të reagojnë menjëherë. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit është gjetur pa fishekë dhe më pas është konfiskuar nga policia.

Hetimet fillestare kanë treguar se arma ishte në pronësi të prindit të të miturit, i cili posedon leje të rregullt për mbajtjen e saj.

Për shkak të moshës, 13-vjeçari nuk është intervistuar nga policia, në përputhje me legjislacionin për trajtimin e të miturve.

Policia e Kosovës ka bërë apel për të gjithë poseduesit e armëve me leje, veçanërisht prindërit, që t’i mbajnë armët e tyre në mënyrë të sigurt dhe të parandalojnë qasjen e fëmijëve apo personave të paautorizuar, për të mbrojtur jetën dhe sigurinë publike.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika