14 pacientë dërgohen në QKUK për shkak të lëndimeve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës

Zyrtarja për Informim dhe Komunikim me Media nga Spitali i Mitrovicës, Nita Mustafa për Radio Dukagjinin ka konfirmuar se 14 pacientë kanë marrë lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës se gazit në Kçiq të Mitrovicës.

“Gjithsej kanë ardhur 15 pacientë në Spitalin e Mitrovicës, ku 14 prej tyre i kanë marrë shërbimet e para në Emergjencë dhe më pas janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka bërë të ditur se pacientët janë drejtuar për në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK.

“Ata sigurisht janë nisur për në kliniken e kirurgjisë plastike. Ku vetëm një nga ta ka pasur lëndime me të lehta dhe i ka marrë shërbimet në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës dhe më pas është liruar për në shtëpi”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, një incident kishte ndodhur më herët në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një shpërthim në një shtëpi ka shkaktuar lëndime për 13 persona.

Rastin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, dyshohet se shkaku i shpërthimit është një bombolë gazi.

Tutje, ai shtoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, dhe të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika