14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 600 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK)

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 14 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 600 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 31 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 230.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 139 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 902 mijë e 839 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 779.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 518.

Janë një milion e 828 mijë e 318 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 16 maj, në Kosovë janë raportuar 12 raste të reja me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.

Statistikat e 24 orëve të fundit të COVID-19 në Kosovë

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika