15 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja, pjesë e trajnimit profesional të organizuar nga instruktori Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”

15 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja, pjesë e trajnimit profesional të organizuar nga instruktori Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”. Trajnimi që po mbahet në Shengjin-Lezhë, do të zgjas deri me datën 7 tetor kur do të bëhet edhe çertifikimi i pjestarëve. Pas kësaj date, pjesë e këtij trajnimi profesional ushtarak prej 8 deri me 10 tetor do të jenë edhe vajzat njëherësh dëgjueset e emisionit "Radar"

Foto nga trajnimi profesional i organizuar nga instruktori Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”





15 pjesëmarrës prej tyre policë e ushtarë të FSK-së, në orët e para të mëngjesit të së dielës kanë filluar trajnimin e organizuar nga instruktori i instruktorëve më elitar në botë, Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”, në RTV Dukagjini, të cilët po përcjellin për së afërmi gjithë ecurin.

Gjonaj, është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.

Foto nga trajnimi profesional i organizuar nga instruktori Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”

Trajnimi pesë ditorë do të jetë çdo ditë e më intensivë, ku pjesëmarrësit do të mësojnë taktikat mbrojtëse nga më të ndryshmet si dhe ushtrime fizike e mendore.

Po ashtu, mësohet edhe mënyra psikologjike dhe ajo filozofike e neutralizimit të sulmuesit.

Trajnimi që po mbahet në Shengjin-Lezhë, do të zgjas deri me datën 7 tetor kur do të bëhet edhe çertifikimi i pjestarëve.

Foto nga trajnimi profesional i organizuar nga instruktori Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”

Pas kësaj date, pjesë e këtij trajnimi profesional ushtarak prej 8 deri me 10 tetor do të jenë edhe vajzat njëherësh dëgjueset e emisionit “Radar”.

Për tu bërë pjesë e këtij trajnimi pjesëmarrësve pa dallim moshe u është kërkuar vetëm një profil të cilin e kanë dërguar në emailin  e Radio Dukagjinit, e më pas stafi i instruktorit Gjonaj ka bërë përzgjedhjen.

Foto nga trajnimi profesional i organizuar nga instruktori Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”

Ky është trajnimi i parë i këtij lloji që po organizohet me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe grupit të vajzave.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika