Gjashtë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur në sulme ajrore izraelite në Liban

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe mbi 25 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite në rajonin lindor Bekaa të Libanit të premten në mbrëmje.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit (NNA) njoftoi se sulmet shkaktuan gjashtë viktima dhe më shumë se 25 të plagosur, të cilët u dërguan në spitale në gjithë rajonin, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Avionët luftarakë izraelitë kryen një valë sulmesh intensive ajrore mbi vargmalet lindore dhe perëndimore në rajonin lindor Bekaa të Libanit, me shpërthime që rezonuan në gjithë zonën, njoftoi NNA-ja.

Tri sulme synuan zonën Shaara në rrëzë të malit Liban, ndërsa aeroplanët vazhduan fluturimin mbi qiellin e Baalbekut.

Një nga sulmet goditi një ndërtesë pranë Fondacionit “Al-Qard Al-Hassan” në autostradën Riyaq–Baalbek, duke e shkatërruar plotësisht, tha NNA-ja. Avionët izraelitë kryen gjithashtu dy sulme të tjera mbi fushat e qytezave Qasr Naba dhe Tamnine al-Tahta, në perëndim të Baalbekut.

Ushtria izraelite pretendoi se qendrat komanduese të Hezbollahut ishin objektivi i sulmeve të fundit në Liban.

Sulmet e fundit vijnë pas shkeljeve të përsëritura izraelite të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në nëntor 2024, që kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e qindra libanezëve. Izraeli vazhdon të okupojë pesë kodra libaneze të marra gjatë luftës së fundit, përveç zonave të tjera libaneze që ka mbajtur për dekada.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika