16-vjeçarja e zhdukur lajmërohet në Polici, por s’kthehet në shtëpi

Një 16-vjeçare e raportuar si e zhdukur më 8 shkurt nga familjarët e saj, është gjetur të shtunën. Rasti nga Policia është cilësuar si “person i zhdukur, më pas i gjetur dhe dhunim”, për çka i mituri që e shoqëronte 16-vjeçaren është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj. Nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë thonë se situata lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda familjeve të tyre

Një 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia më 8 shkurt, ditë kur familja e lajmëroi si të zhdukur në Polici.

Tek ditën e shtunë, katër ditë pasi u raportua si e zhdukur, ajo bashkë me një të mitur tjetër bashkëmoshatar, janë paraqitur në njërin nga stacionet e policisë.

I dyshuari, po ashtu 16-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për dhunim.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, thonë nga Policia.

Se 16-vjeçarja është pranuar në strehimore e konfirmon vet, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.
“Është shumë normale që gjendja është e rënduar për shkak se fillimisht probleme brenda së familjes kanë ndikuar drejtpërdrejt. Pastaj edhe vepra, ne njëherë e shfrytëzojnë periudhën e reflektimit e cila është 48-orëshe, kur viktima duhet të pushojë, të reflektojë dhe pastaj të filloj procedura”, ka thënë Vebi Mujku, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale.

 Kjo situatë, sipas Mujkut, lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda vet familjeve të tyre.

“Problemet janë fillimisht paraprakisht, pra probleme te mungesa e raporteve brenda familjes shumë herë sjellin deri në këto situata kur të miturit, të miturat, detyrohen që të braktisin shtëpinë dhe të kërkojnë një zgjidhje tjetër e cila është zgjidhje jashtëzakonisht e dëmshme për to. Mirëpo nuk janë në gjendje të mendojnë se cila është vepra që e kanë shkaktuar”, shtoi Mujku.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje, të tria në Prizren.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika