“16 vjet Pavarësi”, Muhamer Ibrahimi tregon si i erdhi ideja për dizajnimin e flamurit të Kosovës

Muhamer Ibrahimi, dizajnuesi i Flamurit te Kosoves

Ideatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi, ka shpalosur detaje mjaft interesante që nga ideja, procesi i punës e deri te finalizimi i flamurit të Kosovës.

Ibrahimi në emisionin“Reload” në Televizionin Dukagjini ka thënë se dizajnimi i flamurit të shtetit kosovar i ka marrë kohë plot 5 javë, brenda të cilave ai ka përgatitur pesë versione sipas standardeve, të cilat ishin kërkuar.

“Konkursi ka qenë i shpallur në qershor 2007. Variante të ndryshme të flamurave kemi provuar. Para shpalljes së konkursit, ngjyrat kryesore kanë qenë kuq e zi. Disa nga kriteret e shpalljes kanë qenë: nuk duhet me u përdorë ngjyrat kuq e zi, nuk duhet me përdorë shqiponjën, tre ngjyrat sllavë, ndalesa të cilat më vonë e kam kuptuar që simbolet e flamurit të Kosovës mos me u identifikuar shteti i dytë shqiptar në botë. Disa nga kriteret kryesore kanë qenë: Simbolet neutrale ndaj secilit komunitet që jeton në Kosovë dhe me qenë një flamur unik, mos me anu nga një komunitet”, ka thënë Ibrahimi.

Tutje, Ibrahimi ka thënë se ka dorëzuar pesë versione të flamujve dhe shtatë versione të stemave në konkursin e shpallur para 16 vjet e gjysmë.

“Disa muaj më herët i kemi dorëzu kopje fizike, pesë versione të flamurave, shtatë versione të stemës. Diku rreth 1000 aplikantë si konkurent. Ndërsa me propozime mbi 5000 sosh”, ka kujtuar Ibrahimi.

Dhe për përzgjedhjen e idesë së tij për flamurin e Kosovës, Ibrahimi thotë se e ka kuptuar në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe emocionet ishin “asisoj që nuk e ka fatin t’i përjetojë askush”.

“Dy javë para shpalljes së pavarësisë kam pranuar telefonat nga Qeveria e Kosovës, Komisioni për Hartimin e Simboleve dhe ekipi i Komitetit: Të lutem nesër nga ora 14:00, i përgatit punimet me të cilat ke aplikuar dhe i sjell në zyrë të Qeverisë, me CD. Përfundimisht e kam kuptuar ditën e shpalljes së pavarësisë. Mes natën e 16-17 shkurtit, kam pranuar një telefonatë nga RTK-ja, ka mundësi që të thërrasim në emision për shkaqe ‘nuk e di’. Jo me dyshu, por nuk e disha saktë. Me 17 shkurt gjatë ditës, e kuptova propozimin tem. S’kish dilema, emocione që nuk ka fatin kush të përjetoi mo”, theksoi Ibrahimi.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika