Një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital, mbrëmjen e së dielës në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 18:40.
Sipas tij, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.
“Mitrovicë e Jugut, 22.02.2026 fshati Kçiq i Madh – Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka theksuar ai.
