Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar mbrëmë rreth orës 00:11 një shofer 19-vjeçar, D.H., i cili po qarkullonte me VW Golf 7 ngjyrë hiri me shpejtësi 106 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.
Policia i shqiptoi gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe i hoqi patentën për 6 muaj.
Matja u realizua me veturën zyrtare të policisë.
Autoritetet apelojnë tek shoferët për respektim të rregullave të trafikut dhe njoftojnë se shkeljet mund të raportohen në 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.