19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finland” me zërin e saj

Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.

Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.

Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.

Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët.

Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”.

Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.

“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet”, shprehet Hana.

Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare./Telegrafi

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika