2 raste të reja me COVID-19

23 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të reja dhe janë vaksinuar 21 persona

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 83 testime në total, kanë rezultuar 2 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 5 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 23 persona ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 21 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 348 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 730 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 223 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 793 të tjerë.

Të dhënat sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen  dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika