20-vjeçari shqiptar kapet duke shitur substanca narkotike në zonën e Borgo Bovios

Banorët e zonës Borgo Bovios e denoncuan të riun shqiptar për shitje të drogës

Një 20-vjeçar shqiptar i cili prej disa muajsh jeton në Terni është në fokusin e ushtarakëve të Ternit.

Banorët e asaj lagjeje ishin të sigurt se ai ishte një shpërndarës i rregullt droge.

Ai kishte disa klientë që i bashkoheshin në një nga lagjet më të ngarkuara për tregtarët dhe klientët e drogës, për një shkëmbim të shpejtë mes drogës dhe parave.

Banorët ishin ata që e denoncuan të riun shqiptar.

Pas një sërë përpjekjesh dhe përndjekjesh, ushtarët e seksionit operativ të Norit e ndoqën për disa ditë dhe ia dolën shpejt të demaskonin trafikimin e tij të paligjshëm.

Hetuesit kishin realizuar një pamje të qartë sesi 20-vjeçari shqiptar shiste drogë, kur u ndalua dhe u kontrollua.

Atij iu gjetën 18 doza kokainë të paketuara.

Kontrolli ka nisur edhe në banesën ku banon i riu, në një zonë jo shumë larg vendit ku ai kryente veprimtarinë e tij të paligjshme.

Karabinierët gjetën më shumë se tre gramë hashash.

Magjistrati në detyrë i prokurorit të Ternit autorizoi arrestimin dhe urdhëroi që 20-vjeçari të mbyllej në dhomat e sigurisë të komandës provinciale në via Radice, ku do të jetë në pritje të rezultatit të gjykimit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika