Sot shënohen 20 vjet nga vdekja e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të fundshekullit 20.
Rugova njihet për rolin e tij vendimtar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe përpjekjet paqësore për pavarësinë e vendit.
Rugova, i lindur më 2 dhjetor 1944 në Istog, themeloi së bashku me intelektualë të tjerë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në dhjetor të vitit 1989.
Ai udhëhoqi LDK-në dhe përmes saj drejt rezistencës paqësore kundër regjimit komunist të ish-Jugosllavisë.
Si president i Republikës së Kosovës nga 1992 deri më 2000 dhe më pas nga 2002 deri në vitin 2006, Rugova qëndroi një figurë kyçe e cila gjeti respekt dhe vlerësim të veçantë nga komuniteti ndërkombëtar për qasjen e tij paqësore dhe diplomacinë e kujdesshme.
Në nder të 20-vjetorit të vdekjes, sot në Prishtinë do të zhvillohen një sërë aktivitetesh përkujtimore nën organizimin e presidentes, Vjosa Osmani.