Abdigjiku pret në takim Manuel Sarrazin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sazarrin dhe ka thënë se mbështetja e Gjermanisë është jetike në proceset e Kosovës përpara. Manuel Sazarrin do të takohet edhe me Ministren për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvallen

Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike, është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në një postim në Facebook, Abdigjiku ka thënë se mbështetja e Gjermanisë është jetike në proceset e Kosovës. Kretari i Lidhjes Demokratike ka shtuar se LDK-ja mbetët ë përkushtuar ndaj partneritetit historik mes dy vendeve.

Lumir Abdigjiku

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka thënë Abdixhiku, raporton “ekonomiaonline”.

Manuel Sazarin

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Sarrazin është duke qëndruar në Kosovë dhe po zhvillon takime të ndryshme. Dje gjatë ditës, Sarrazin ka vizituar Manastirin e Deçanit.

Ndërsa sot, përveç takimit me Abdixhikun, është paralajmëruar që Sarrazin do të takohet edhe me Ministren për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika