25 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë

FOTO:KSP

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 25 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë të tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 25 vjet më parë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika