Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 27 janar 2026, në ora 12:40, janë rinumëruar rreth 75 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,922 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
KQZ bën të ditur se deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 27 komuna, ndërsa rinumërimi vazhdon edhe në vendvotimet e mbetura.