27 të vdekur nga moti i keq në Pakistan

Nga shirat e dendur dhe erërat e forta kanë humbur jetën 27 njerëz, tetë prej tyre fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit

Ilustrim

Këtë të diel, zyrtarët kanë njoftuar se nga shirat e dendur dhe erërat e forta kanë humbur jetën 27 njerëz, tetë prej tyre fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit.

Zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan, për AFP ka thënë se “Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”.

Një ditë më parë, të shtunën, stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa.

Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç, derisa më shumë se 140 persona janë plagosur.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika