27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Osmani: Krim që kërkon vënien e autorëve para drejtësisë

Presidentja, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 27-vjetorin e vrasjes, Enver Malokun, intelektualin, atdhetarin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Osmani vlerëson se Maloku, i njohur si zëri i urtësisë dhe i dinjitetit, kontribuoi në komunikimin politik dhe promovimin e vizionit rugovian për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit.

Tutje, Osmani thekson se vrasja e tij mbetet një krim që kërkon drejtësi.

“Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit. I shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën tonë shtetformuese. Vrasja e Enver Malokut është krim që ende kërkon vënien e autorëve para drejtësisë. Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika