3 raste të reja me COVID-19

8 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të reja dhe janë vaksinuar 9 persona

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 48 testime në total, kanë rezultuar 3 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 nuk është shëruar asnjë person dhe nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 8 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 9 persona.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 510 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 946 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 421 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 899 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika