30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për keqpërdorim të rezervave shtetërore

U është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan të premten, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore

U është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan të premten, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Tre të dyshuarit janë dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve pas kërkesës për caktim të paraburgimit, nga ana e Prokurorisë Speciale në Gjykatën në Prishtinë.

Ndryshe, gjatë mëngjesit të së premtes së 18 gushtit, pas një muaji të përgjimeve që u etiketuan si “Afera e vajit dhe e grurit”, Policia e Kosovës kreu bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici. Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Kjo ministri dyshohet se u bastis, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica dëgjohen në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika