4.5 milionë ukrainas mbetën pa energji, Zelensky akuzon Rusinë për “terrorizëm energjetik”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po kryen “terrorizëm energjetik”, për shkak se kjo e fundit ka lënë pa energji elektrike 4.5 milionë konsumatorë ukrainas. Sipas Zelenskyt, forcat ruse po bëjnë një gjë të tillë në shenjë “dobësie”

Ilustrim





Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjetik”, me ndërprerjet e energjisë elektrike.

Zelensky ka thënë se 4.5 milionë njerëz ishin pa energji elektrike pas sulmeve ruse në rrjetin energjetik.

“Sonte, rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë“, ka thënë Zelensky, president ukrainas.

Zelensky ka shtuar se sulmimi i infrastrukturës energjetike nga Rusia është një shenjë “dobësie”, pasi forcat ruse nuk arrijnë të bëjnë shumë terren në vijën e frontit.

Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme në shkallë të gjerë me raketa dhe drone në objektet e energjisë ukrainase.

Sulmet kanë ardhur pasi zyrtarët kanë thënë se trupat ruse ka mundësi të tërhiqen nga qyteti jugor Kherson, shkruan BBC-ja.

Kësisoj, pas disa humbjeve, Rusia ka shtuar javët e fundit sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike në qytetet larg vijave të frontit.

Madje, siç bën të ditur BBC, vetëm në javët e fundit, një e treta e termocentraleve të vendit është shkatërruar.

Dhe pas këtij shkatërrimi, qeveria ukrainase është detyruar të nxisë popullin të përpiqet të përdorë me kursim energjinë elektrike.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika