Që janë në listë të pagave të Serbisë shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë, kjo nuk është risi, e as fakti se Beogradi hap konkurse të reja të punës para çdo palë zgjedhjeve, as kjo nuk është diçka e re.
Katër ditë para zgjedhjeve, Serbia ka hapur konkurs për 300 vende të punës në institucionet shëndetësore paralele në territorin e Kosovës, ndërsa kanë paralajmëruar se gjatë janarit gjithsej do të pranohen 750 punonjës edhe nga konkurset e mëhershme.
Nenad Rashiq, që në legjislaturën e kaluar ishte i vetmi deputet serb jashtë Listës Serbe, thotë se me 400 vendet e punës që ishin hapur në zgjedhjet e kaluara, serbët po mbahen ende peng në mënyrë që vota e tyre të blihet edhe për këto zgjedhje.
“Jo që i përdorin por shumë investojnë nga burimet të panjohura, që ta dini. Krejt këto pare që i përdorin në fund të fushatës burimi është i panjohur, këto pretime që vijnë nga radhët e institucioneve zyrtare janë vetëm një pjesë, pjesa tjetër i ka disa shtylla që përdorën në mënyrë ekstreme”-Nenad Rashiq – Kandidat për deputet
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, thotë se joshja për ta marr votën përmes konkurseve për punësim nuk është e vetmja strategji e Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e pushtetit të Aleksandar Vuçiqiti në Beograd.
“Nuk do të jetë lehtë të them të vërtetën se prej mëngjesit ose prej djeshit e kanë nisur prap me një bombradim të kërcënimeve të shantazheve të njerëzve qoftë në veri ku ka më shumë hapsirë por gjithashtu edhe në jug kushtimisht po e them. Prej Listës Serbe? Po prej Listës Serbe i përdorin ato mekanizmat e vjetra të them ashtu përmes organeve të ndryshme, ku përmendet, BIA, CIA, DEA nuk i di as unë dhe kjo na sjell prap në një pozitë pa kurrfar dyshimi që në Beograd kemi një diktatkurë e cila nuk e ka një nivel të respektimit të asnjë njeriu që jeton këtu në veçanti të të drejtave të serbëve.”- Nenad Rashiq, Kandidat për deputet
Rashiq që beson se do të arrijë prap që të bëhet deputet, përballë 9 deputetëve të Listës Serbe, nga 10 ulëset sa janë të rezervuara për serbët, thotë se çdo kërcënim ndaj serbëve e ka raportuar në Polici.