4 raste të reja me COVID-19

12 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 4 raste pozitive, dhe nuk është shënuar asnjë vdekje

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 73 testime në total, ka rezultuar 4 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 7 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 12 persona, ndërsa, brenda 24 orëve të fundit në njoftimin e ministrisë nuk konfiguron ndonjë numër se sa persona janë vaksinuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 355 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 737 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 230 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 795 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen  dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika