42 aksidente dhe mbi 800 gjoba të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale.

Ndërkohë, janë evidentuar 20 aksidente me persona të lënduar dhe 22 të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sa i përket sigurisë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 807 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.

Në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje. Gjithashtu, 2 persona janë duke vuajtur dënimin, ndërsa gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar për raste të ndalimit policor.

Të fundit nga rubrika