46 mijë euro dha Komuna e Podujevës për punë shtesë për dy shkolla të përfunduara

Komuna e Podujevës ka dhënë dy kontrata për punë shtesë në dy shkolla të cilat veçse kishin përfunduar. Nga Drejtoria e Arsimit në Komunë kanë kërkuar që pyetjet t’i drejtohen Zyrës së Prokurimit gjersa nga kjo e fundit, nuk kanë kthyer përgjigje. Për opozitën në komunë, veprime si ky mbesin të dyshimta

Shkolla “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës është njëra ndër shkollat që u ndërtua e nisi punën në mandatin e tani kryetarit, Shpejtim Bulliqi.

Megjithëse, projekti total e kishte vlerën prej 497 mijë e 715 eurosh, për të njëjtin u dha kontratë për punë shtesë, dy muaj para se të përurohej e njëjta.

E gjëra shtesë që potencohen në këtë kontratë, ishin në fakt për punë që do të duhej të kryheshin në fillim të projektit, siç edhe specifikohet, pra në vendin ku do të ndërtohet objekti.

“Gërmimi i gjerë i dheut (humusit) në thellësi mesatare h=100 cm për rrafshimin e terrenit, ku do të ndërtohet objekti i shkollës. Materiali i gërmuar largohet në deponi legale të përcaktuar nga organi mbikëqyrës”, thuhet në kontratë.

Për rrafshimin e terrenit për ndërtimin e shkollës, pasi kjo e fundit kishte përfunduar, Komuna e Podujevës dha mbi 24 mijë euro. (Dokument)

Por, këtë nuk e bëri vetëm në shkollën e Obrançës.

Njësoj veproi edhe në shkollën në Dumosh, duke përsëritur të njëjtën punë shtesë, pas përfundimit të shkollës, me vlerë totale të 22 mijë eurove. (Dokument)

Televizioni i është drejtuar Drejtorisë së Arsimit por kjo e fundit, është treguar e rezervuar në detaje.

“T’u kisha lutë, bëni pyetjet dhe i drejohesh Zyrës së Prokurimit për arsye se DKA e inicion procesin për shkollë se ka nevojë ndërsa procedurat tjera iniciohen prej Zyrës së Prokurimit. Kështu që pyetjen e parashtron tek Zyra e Prokurimit në formë të shkruar dhe e keni më të lehtë. E di unë, por ai është paragjykimi jotë. Përgjigjen e merr në bazë të dhënave ligjore sepse s’është komuna e Podujevës ajo që ka punë shtesë e vetmja. Ka gjithandej komunat. Të rrallë janë ata ç’ka nuk kanë punë shtesë. Për ta kuptuar më lehtë, ki parasysh faktin që një hapsirë siç ka qenë Ballofci i rrafshët, shkolla e Obrançës s’ka qenë në atë pozicion. Duhet me gërmu”, ka deklaruar Avni Fetahu – Drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës.

Për asamblist të LDK-së në komunë, kjo tregon një skemë të veçantë interesi.

“Është shumë interesant. Në Obrançë 24 mijë euro punë shtesë e te ajo e Dumoshit 22. Është e njëjta pikë, rrafshimi i dheut ku do ndërtohet shkolla pasi përfundon. As s’është logjike as normale. Kjo është veç interes i dikujt. S’ka pas përgjigje. Dihet se në Kuvend, ia kam bë pyetjet se qysh ka mundësi të bëhet kjo, të rrafshohet dheu kur kryhet shkolla, që i bjen shkolla duhet me kanë si autobus, me rrota. Me heq, me rrafshu dheun, me pru shkollën apet. Kjo është shumë skandaloze”, ka deklaruar Ekrem Rrahmani – Asamblist i LDK-së.

Televizioni i është drejtuar edhe Zyrës së Prokurimit në Komunë lidhur me çështjen por deri në publikimin e kësaj kronike, nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika